Aktuale
Izmit Nura sjell shqipen te Agjensioni për Mërgatën reagojnë struktura të caktuara

Drejtori i Agjensionit për Mërgatën (Emigracionit) Izmit Nura, pasi edhe zyrtarisht ka marr detyrën ka angazhuar vartësit që gjuha shqipe të marr rolin që i takon në këtë institucion.Tashmë çdo departament dhe çdo zyrë e këtij institucioni përveç gjuhës maqedonase të tregon edhe në gjuhën shqipe për titullarin apo zyrtarin që është aty i angazhuar. Ky angazhim i zv/drejtorit Nura sipas burimeve në këtë agjension qeveritar ka ngjallur reagime në disa struktura të cilat e kanë mediatizuar rastin duke atakuar zv/drejtorin. (Strugalajm.com)




