Ja çfarë i bën kripa trupit tuaj
Shumë njerëz nëpër botë hanë shumë krip, por ndoshta nuk e keni ditur që sa e dëmshme është ajo për ju
Edhe nëse nuk e keni ditur, kripa është e fshehur në ushqimet që ne konsumojmë pothuajse çdo ditë, 75% e kripës që në e hajmë, është e fshehur në bukë, drithëra dhe ushqimet tjera të gatshme, transmeton Lajmi.net.
Konsumimi i kripës në sasi të mëdha mund të çojë në disa pasoja të mëdha për shëndetin tonë, si tensionin e lartë të gjakut, atak në zemër e shumë probleme tjera shëndetësore.
Pse kripa është e dëmshme për shëndetin tuaj?
Sa më shumë kripë që konsumojmë, aq më i lartë do të jetë tensioni i gjakut. Por kripa ka edhe anën e saj të mirë. Ajo ndihmon për të rregulluar përqendrimin e lëngjeve tona trupore, të cilat rrijnë në ekuilibër delikat. Po ashtu, kripa ndihmon që qelizat tona të absorbojnë lëngje ushqyese që janë të nevojshëm për muskuj të shëndetshëm.