Ja çfarë tha Albin Kurti pasi vizitoi Qendrën e struganëve në Amerikë

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga” në Riverdale të New Jersey, mbrëmë na nderoi me mikpritjen e kultivuar me aq përkushtim ndër vite e të organizuar me aq kujdes për ne. Ajo mban emrin e qytetit të liqenit të Ohrit dhe burimit të Drinit të Zi. Dikur ishte vatër e organizimit politik shqiptar të viteve përgjatë viteve të ’80-ta dhe ’90-ta e pastaj pikëtakim i mobilizimit të Batalionit “Atlantiku” për luftën çlirimtare. Sot, është shkollë për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e traditës dhe identitetit shqiptar.

Aty nikoqir e patëm kryetarin e Qendrës, Sinan Alimi, dhe drejtoren e shkollës Gonxhe Meta. Ata janë shembull i admirueshëm i trashëgimisë së kësaj Qendre dhe dedikimit ndaj komunitetit. Të lindur në Amerikë, gjuhën shqipe që e mësuan si nxënës në shkollën e Qendrës, tash si mësimdhënës ua mësojnë nxënësve të gjeneratave të reja.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...