Aktuale
Ja cilët ministri janë në pazar për Lëvizjen BESA dhe PDSH?
Vazhdojnë debatet dhe lajmet e lansuara në mediat maqedonase për rikonstruim të Qeverisë. Javorja “Fokus” sot në një shkrim të saj ka shkruar se tre ministri janë në lojë dhe pazar me partitë që do ti përfshijë në koalicionin qeverisës. Ministria e Arsimit, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Ekologjisë janë resorët që mund të jenë si pazar me Lëvizjen BESA dhe PDSH, shkruan “Fokus”, duke shtuar se për partitë e reja si opsion mbetet edhe posti i zv/kryeministrit për reforma dhe një ministri pa resor.
Gjithë këto resore sipas javores maqedonase janë pjesë e diskutimeve midis partive të koalicionit LSDM dhe BDI dhe anën tjetër partive më të vogla shqiptare, që janë të interesuara për tu bërë pjesë e koalicionit qeverisës. (INA)