Ja cili është polici kosovar që ndali Vuçiçin

Presidenti Vuçiç ndodhet dje në Kosovë në vizitën e tij dyditore. Ndonëse ai u ndalua nga kryeministri Ramush Haradinaj që të futej në Drenicë, Vuçiç sërish e mori rrugën në drejtim të këtij qyteti për të vizituar fshatin Banjë të Skenderajt. Por aty Vuçic nuk mundi të kalojë. U ndalua dhe u kthye mbrapsht nga Policia e Kosovës.

E lajmin se duhet të kthehet prapësht, Vucicit ia dha një epror i policisë së Kosovës. Ka qenë zyrtari i policisë, Vllaznim Surdulli nga Gjilani, ai i cili u ballafaqua dje me presidentitn serb. Pavarësisht debatit që Vuçic pati me Surdullin, ky i fundit nuk lëshoi pe dhe zbatoi vendimin të cilin ia kishin dhënë eprorët e tij.

Fotografia e eprorit Vllaznim Surdulli, u bë virale në internet duke u shpërndarë kështu më qindra herë.

In : Aktuale

Loading...
loading...