Ja çka na mësoi Pandemia

• Nëse me lejohet, unë do ta kisha quajt Guru e jo Korona virus, sepse me të vërtetë e ndryshoi botën saqë nuk i ka shkuar përdore asnjë personi në historinë e njerzimit ta bëj një ndryshim, kaq të shpejtë dhe kaq radikal.
• Çfarë po ngjanë? Çfarë është ky virus?
Nuk i sulmon shtatëzënat.
Fëmijët më së paku i sulmon.
Më së shumti i sulmon të papërgjegjëshmit.
I detyro të rinjët të kujdesën për të moshuarit.
Na detyron me zor të pushojmë, na jep pushim të zgjatur, orarë të shkurtuar.
Na detyron që më shumë kohë të kalojmë me familjet,
I jep kohë bashkëshortëve, partnerëve, miqëve, fqinjëve që më mirë të njihen, na jep kohë për dashuri.
• Na mëson për prioritetet dhe ruajtjen e shëndetit.
Na detyron që vetë ta gatuajmë bukën.
Na detyron të mos nxitojmë.
Na detyron që më pak ta ndotim jetën.
Po e pastron natyrën
Po i liron rrugët, po i zvogëlon aksidentet e komunikacionit.
Po na largon nga kafeteritë dhe bastoret.
Na detyron të jemi më human.
• Po na mëson se paraja nuk mund të na ndihmojë, vila, automobile, jahta këtu apo në ndonjë qytet tjetër, por njeriu, njeriu i guximshëm.
Po na mëson t’i vlerësojmë vlerat e vërteta.
Po na mëson ta vlerësojmë jetën e tjetrit.
Po na fut në kafaz, derisa kafshët po i lenë të lira.
Po na mëson se kombi e nacionaliteti nuk janë të rëndësishme.
Po na mëson për drejtësinë dhe shpërndarjen e barabart.
Po na mëson se vlera e vërtetë qëndron në humanitet dhe organizim vullnetar.
Po i largon maskat e rreme nga fytyrat egoiste.
E ka zvogëluar kriminalitetin, shpërlerjen e parasë, e ka ulë vlerën e aksioneve.
Po na mëson se ballkoni ka vlerë më të madhe se banesa dhe shtëpia.
Po na mëson se edhe në burg i burgosuri mund të jetë i lumtur dhe i lirë.
Po na detyron të mësojmë, të kërkojmë informacion të vërtetë e jo të rrem.
Po na mëson se vetëm hapësira intime prej një metre e është e JONA, dhe krejt çka është përtej mund t’ia japim atyre që mund t’jua besojmë jetën.
Po na mëson që më shpesh t’i pastrojmë duartë dhe psikën nga pisllëku i civilizimit.
Po na mëson që më shumë ta ruajmë dhe respektojmë natyrën sepse prej saj jemi të krijuar.
Po i detyron qeveritë dhe politikanët të bashkëpunojnë.
Po na meson se e keqja sado larg të jetë, në shtet tjeter apo kontinent tjetër të largët, është shumë afër nesh sa nuk ka më afër.
Po e pastron globin nga helmet industriale dhe njerëzore.
Po na meson të jemi njerëz, njerëz të mirë.
• Imagjinoni se çfarë po na bënë ky virus po na meson të bëhemi njerëz.
E HUAZUAR