Ja çfarë folën Ahmeti e Mickovski
Dy orë ka zgjatur takimi i parë publik mes kreut të VMRO-DPMNE-së dhe atij të BDI-së, Hristjan Mickoskit dhe Ali Ahmetit. Ahmeti tha se temë bisede kanë qenë shumë çështje që tangojnë shtetin, duke përfshirë edhe ligjin për gjuhët, mirëpo bërë ndonjë përparim. Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja me ndryshimin e kryetarit i ka ndryshuar edhe politikat në aspekt pozitiv. Mickoski gjithashtu i kishte garantuar Ahmetit se do përkrah proceset reformuese.
Me ndryshimin e kryesisë së VMRO-DPMNE-së, a kanë ndryshuar edhe politikat e së njëjtës?
Unë mendoj se qëndrimet e VMRO-DPMNE-së kanë qenë transparente në kongresin që e mbajti. Por edhe njëherazi të njëjtat i ka konfirmuar edhe kryetari i ri, Miskoski. 04-13 VMRO-DPMNE-ja është e interesuar për ligjet reformuese dhe është e interesuar që të kontribuojnë në këto ligje që të jemi sa më të suksesshëm – u përgjigj Ali Ahmeti , kryetar i BDI-së.
Kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski konfirmoi se do përkrahin reformat. Në pyetjen e Alsat-M se si do përkrahen reformat pa kthimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Parlament, Mickovski tha se kjo gjë tani është në duar të pushtetit, dukë lënë të nënkuptohet se pa lëshimin të gjithë deputetëve nga paraburgimi dhe akuzat, VMRO-DPMNE-ja nuk do kthehet në Kuvend.
Ne si subjekt politik jem të orientuar për integrimin e shtetit në NATO dhe BE, e për këtë nuk ka asnjë dilemë – tha Hristjan Micovski – VMRO DPMNE.
Si do t’i mbështetni reformat nëse nuk ktheheni në Parlament?
Mickoski – Shumë herë më herët kemi thënë se ne si parti politike nuk mund që të marrim pjesë në seanca parlamentare me kapacitetin tonë të plotë për arsye matematike dhe politike. Arsyeja politike është që 12% e deputetëve tanë janë në burg. Ndërsa ajo politike është sepse kemi shkatërrim serioz të demokracisë në vend – u përgjigj Hristjan Micovski.
Ndërkaq dje, deputetë të partive shqiptare duke përfshirë këtu edhe deputet të BDI-së, për televizionin Alsat, duke u nisur nga arsyeja e bllokimit të ligjvënësit, deklaruan se përskaj ndryshimit të kryesisë, politikat e VMRO-DPMNE-së anti-shqiptare mbesin të njëjta.tv21