Ja çmimet e reja të derivateve

Nga 21 prill 2026, çmimet e reja të derivateve – ulen benzinat dhe dizeli, rritet vaji për ngrohje
Nga data 21.4.2026, në ora 00:01, hyjnë në fuqi çmimet maksimale të reja të derivateve të naftës:
Benzinë motorike EUROSUPER BS-95: 80,50 denarë/litër
Benzinë motorike EUROSUPER BS-98: 82,50 denarë/litër
Dizel EURODIZEL BS (D-E V): 94,00 denarë/litër
Vaj për ngrohje ekstra i lehtë 1 (EL-1): 97,00 denarë/litër
Mazut M-1 NS: 46,288 denarë/kilogram
Sipas vendimit më të fundit, çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe BS-98, si dhe të EURODIZEL-it (D-E V), ulen për 1,50 denarë për litër.
Ndërkohë, çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) shënon rritje prej 0,50 denarë për litër.
Në anën tjetër, çmimi i mazutit M-1 NS ulet për 2,939 denarë për kilogram dhe tashmë do të shitet me 46,288 denarë për kilogram.
.gif)




























