BLENDI PETROL
Aktuale

Ja dokumenti zyrtar i Marrëveshjes për emrin/DOKUMENT

Në orën 20.00 të Maqedonisë dhe 19.00 me orën e Greqisë kryeministri Aleksis Tsipras i dorëzoi dokumentin e marrëveshjes së çështjes së emrit të gjithë partive politike të Greqisë që janë pjesë e Kuvendit. Marrëveshja është siguruar edhe nga historiani dhe njohësi i çështjeve greke Arben Llalla.

Marrëveshja përbëhet nga rreth 21 faqe ku do jetë në qendrë nënshkrimi i përfaqësuesit të OKB Nimici dhe nënshkrimi i dy përfaqësuesve të dy shteteve. Do nënshkruhet në tre kopje greqishtë, maqedonase-sllave dhe anglisht, informon INA.

Marrëveshja përmban një pjesë të historisë së themelimit të FYROM në kohën e ish-Jugosllavisë.

Historiani Llalla thekson për INA se ditën e premte kryeministri Aleksis Tsipras do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Greqisë ku do ketë edhe diskutime.

“Sot për sot që flasim Tsiprasi i ka votat e duhura për tu votuar pozitivisht marrëveshja. Për mendimin tim është një marrëveshje e pastër, ku asnjë palë nuk ka dale humbëse, por kanë fituar qytetarët e Greqisë dhe Maqedonisë për një fqinjësi të mirë e të sinqertë. Mendoj që shqiptarët duhet ta mbështesin fuqishëm këtë marrëveshje sepse nuk preket identiteti dhe gjuha shqipe”, theksoi për INA, historian Llalla. Marrëveshja në disa pjesë është publikuar edhe nga disa media greke siç është gazeta “Kathimerini”.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button