BLENDI PETROL
Aktuale

Ja emrat e dy drejtorëve të rinj nga radhët e Besës së Gashit (Foto)

Dr. Arben Labënishti nga Lëvizja BESA sot është emëruar drejtor i Institutit për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC. Arben Labënishti, i cili vjen nga Struga, është emër i njohur për opinionin publik, mjek i suksesshëm dhe profesionist, ka qenë deputet dhe zv. Ministër i Mbrojtjes. Ai njihet si një ndër figurat e rëndësishme të Lëvizjes BESA, ndërsa është trashëgimtar i Murat Labënishtit, patriotit të vrarë më 1946 nga komunistët e Enver Hoxhës.
NDërkohë, Qail Ibrahimi, kuadër nga Lëvizja BESA, është emëruar drejtor i Agjencisë së Barnave. Ndryshe, Qail Ibrahimi është doktor i shkencave farmaceutike, profesor universitar dhe profesionist, si dhe ndër njerëzit e parë në Lëvizjen Besa.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button