Kuvendi i degës së Aleancës Për Shqiptarët në Strugë sot ka zhvilluar takimin e radhës ku ka nominuar emrat e mundshëm për deputet mëson Strugalajm. Kuvendi i degës kryesisë së Aleancës i ka propozuar këto emra:Syrja Rashiti, Lirim Dani, Jetona Selimi, Mirdat Rrahmani, Erzana Spaho-Bojko, Rajmonda Mamudi.
Ndërkohë do të jetë Kuvendi i Përgjithshëm i Aleancës që do të zhvillohet më 11 mars në Gostivar i cili do përcaktojë renditjen dhe bartësit e Njësive. (Strugalajm.com)