Komuna e Strugës vazhdon përpjekjet për efikasitetin e reciklimit të mbetjeve urbane në qytetin e Strugës.
Pas vendosjes së pajisjeve për mbledhjen e mbetjeve të materialit të qelqit Komuna e Strugës sot vendosi pajisje të reja për mbledhjen e mbetjeve të materialeve elektrike.
Konkretisht, Komuna e Strugës lidhi një kotratë me kompaninë Elcollect, e cila do të donojë pajisje recikluese për këtë qllim, përkatësisht 2 eko stacione( 1 në rr. M. Tito dhe një pranë Kryqit të Kuq) , një kosh mbetjesh në ambientet e Komunës së Strugës si dhe 8 sete tubash për shkollat në Komunën e Strugës.
Zgjidhje të tilla do të vazhdojnë të jenë prijoritare për komunën e Strugë, por i bëjmë thirrje dhe qytetarëve ,që të shfrytëzojnë këtë mundësi , sepse do të ndikojë në uljen e ndjeshme të volumit të mbetjeve të pariciklueshme.