Kemi supozime se kulmi i infeksionit të koronavirusit do të ndodhë brenda një muaji, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në konferencën e sotme për shtyp.
– Shpresoj se mund të ulim numrin e pacientëve. Kulmi i infeksionit mund të jetë në një muaj – tha Filipce.
Ai shtoi se vendi aktualisht ka në dispozicion rreth 1.400 teste.
– Ekzistojnë rreth 1.400 teste koronavirus në dispozicion, dhe ne jemi në procesin e blerjes së 1000 të tjerëve. Numri i testeve është i mjaftueshëm. Masat më të forta do të funksionojnë. Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve dhe testimi i tyre do të zvogëlojë ndjeshëm kurbën e rritjes së numrit të pacientëve të infektuar me Kovid-19 – tha Filipce.