Ministrit i ri teknik, Naqe Çulev, duket se do të shfrytëzojë shumë shpejt të drejtën e tij për të ndryshuar kuadrot në pozita drejtuese në MPB.VMRO-DPMNE nuk dëshiron të japë emrat që do të emërohen në postet drejtuese në sektorët e brendshëm, por zëdhënësi Stoillkov thotë se çdo ndryshim do të bëhet duke respektuar ligjin.
“Nuk kam informacione konkrete se çfarë ndryshimesh po përgatiten në MPB, por me aq sa di dhe kam njohuri për Ligjin për Qeveri të Përzhinës, absolutisht ka bazë ligjore për ndryshimin e disa kuadrove udhëheqëse në MPB. Ajo që do të ndërmerret do të jetë në kuadër të kornizës ligjore dhe asaj që ka të bëjë me udhëheqjen e MPB-së për të siguruar besim gjatë procesit zgjedhor i cili pason.”,– tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.Ministri i ri i brendshëm teknik ka të drejtë të ndryshojë deri në 15 shefa sektorësh, madje edhe të ndryshojë deri në 10% në shpërndarjen horizontale të kuadrove.Por, për të gjitha ndryshimet eventuale kadrovike i duhet edhe miratimi dhe nënshkrimi i lidhur i zëvendësministres plotësuese, Slavjanka Petrovska.Mandati i Qeverisë teknike zgjat deri në momentin kur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 prillit.