Ja kur falet namazi i Kurban Bajramit

Njoftim!

Të nderuar besimtarë të Strugës
Muftinia e BFI-së – Strugë ju njofton se dita e parë e Kurban Bajramit është me datë 20.07.2021- e Martë (10 Dhulhixhhe 1442)

  • Namazi i sabahut falet në ora 04:46 min
  • Falja e namazit të Kurban Bajramit në ora 6:01 min.
  • Tekbiri teshrik fillon me namazin e sabahut me datë 19.07.2021 (e Hënë) dhe përfundon me datë 23.07.2021 (e Premte) me faljen e namazit të ikindisë.

-Gjithashtu ju njoftojmë se për shkak të kushteve klimatike, Myftinia nuk ka mundësi të bëj grumbullimin e lëkurave. Lëkurat e kurbanëve bashkë me organet e brendshme të tyre të groposen në tokë, assesi të mos hudhen vend e pavend, por të kemi kujdes në ruajtjen e pastërtisë. Shpresojmë në mirkuptim dhe vetëdije të lartë në menaxhimin e lëkurave nga ana e juaj.

-Muftinia BFI-së – Strugë të gjithë besimtarëve dhe besimtareve ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që t’i pranojë lutjet dhe ibadetet tona.

In : Aktuale

Loading...
loading...