Ja kush është Erolld Musliu shefi i ri i Zbulimit të Maqedonisë!

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski për herë të parë në historinë e Maqedonisë për drejtor të Agjencisë së Zbulimit, njërën prej agjencioneve më të rëndësishme në shtet, ka emëruar shqiptarin Erolld Musliu, shkruan Almakos.

Në këtë mënyrë presidenti Pendarovski ka shpërblyer një pjesë të madhe të shqiptarëve që i kanë dhënë përkrahje në garën e tij për president të shtetit.

Erolld Musliu nga biografia që ka siguruar portali Almakos është një profesionist i vërtet.

Kjo është biografia e plotë e Erolld Musliut i njohur pak në opinion:

Drejtori i ri i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu ka lindur me 11.09.1969 në Kërçovë. Ai është kriminolog i diplomuar në Fakultetin e Sigurisë në Shkup.

Në periudhën nga viti 1993-1998 ka punuar në MPB të RM gjegjësisht në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim ( DSK-ja e sotme) ku ka qenë i angazhuar si inspektor i pavarur nga sfera e kundërzbulimit.

Me nisjen me punë të Agjencisë për zbulim në vitin 1998, Musliu ka kaluar në Agjenci dhe ka punuar në aktivitete terreni nga sfera e zbulimit të terrorizmit ndërkombëtar në nivelin e inspektorit të lartë dhe kryesor.

Në periudhën nga viti 2000-2007 Musliu ka punuar në korniza të Drejtorisë për punë operative të Agjencisë së Zbulimit ku ka qenë i angazhuar në aktivitete terreni në nivelin e ndihmës drejtorit të asaj Drejtorie.

Në periudhën nga viti 2007-2012 në korniza të Agjencisë së Zbulimit Erolld Musliu ka udhëhequr me Drejtorinë për Zbulim të terrorizmit ndërkombëtar dhe krimit të organizuar.

Në vitin 2012 Erolld Musliu është caktuar në pozitën e këshilltarit të drejtorit të Agjencisë së Zbulimit i caktuar për detyra për bashkëpunim operativ ndërkombëtar me Agjencinë.
Nga viti 2015 e deri më sot, Erolld Musliu punon si ndihmës drejtor i Agjencisë së Zbulimit me detyra për koordinimin e punëve operative të Agjencisë.

Gjatë karrierës së tij profesionale Erolld Musliu ka kryer më shumë trajnime ndërkombëtare, kurse dhe seminare që kanë të bëjnë me punën në terren të agjentëve,kurse për udhëheqje me operacione të ndërlikuara si dhe kurse për udhëheqje taktike-strategjike operacionale nga sfera e zbulimit.

Gjatë kohës së punës së tij në Agjencinë e Zbulimit, Musliu ka udhëhequr me bashkëpunimin operativ ndërkombëtar me shërbimet partnere në korniza të së cilave ka marr pjesë aktive duke udhëhequr operacione të ndryshme zbuluese me karakter regjional dhe ndërkombëtar.

Përskaj gjuhës shqipe dhe maqedonase, Erolld Musliu e flet edhe gjuhën serbo-kroate, ndërsa shërbehet edhe me gjuhën angleze, italiane dhe franceze.

Musliu është i martuar dhe i ka tre vajza.

In : Aktuale

Loading...
loading...