Ja kush janë heronjtë e vërtetë të shqiptarisë, jo ata të politikës

Të rinjtë kosovarë me pak investime po i dëshmojnë botës sa racë e bukur dhe e talentuar jemi. Është abursde se politkanëve u kemi për vite me radhë rroga të majme (mos të flasin për fitimet nga tenderomania) dhe na kanë rrënuar imazhin e shqiptarisë…
Një inxhinjer shqiptarë ka qëndruar prapa udhëtimit të parë të njeriut në Hënë. Ai është Vilson Kokalari, babai i të cilit kishte ikur nga politika dhe ishte viktimë e komunizmit në Shqipëri.
Rita Ora dhe Dua Lipa, por edhe artistë të tjerë që pushtuan skenat muzikorë në SHBA dhe vende tjera të globit. Shumica prej tyre emigrantë, por që ju dha mundësia në shtetë demokratikë dhe të lira ti tregojnë aftësitë e tyre, shkruan agjencia e lajmeve INA.
Shaqiri e Xhaka më lojën e tyre, kombëtaren e Zvicrrës e dërguan deri në finalet e garave më të rëndësishme ndërkombëtare të futbollit.
Ju dha mundësia ta zhvillojnë talentin e tyre në një shtet ku gjërat vlerësohen në bazë të dijes dhe meritokracisë dhe nuk harruan kurrë origjinën e tyre, nuk u fshehën sic ka pasur raste më parë. Kjo është madhështore.
Por edhe më madhështore janë fitoret e garuesve të Driton Kukës, njeriut që pa asnjë mbështetje arriti majat e sportit të Xhudos.
Deri në medaljet e para në garat evropiane, askush nuk kishte dëgjuar për klubin e tij, të cilin e kishte hapur pas luftës në rrethana të rënda dhe pa kurnjëfarë kushtesh normale për ushtrime.
Kuka është heroi i pasluftës në Kosovës, që arriti ti bëjë realitet endrrat e shumë të rinjve kosovarë, të cilët kishin humbur shpresat pas luftës.
Kuka i vetëm, me disa familjarë, pa shpenzime nga arka e shtetit arriti ta përmirësoj imazhin e shtetit dhe ti mbroj ngjyrat e këtij vendi anembanë botës.
Ngjalli dhe shpresat e shumë të rinvje se mund të arrihet edhe pa ndihëm e hajdutëve të politikës. Ishte nxitje për shumë të rinjë shqiptarë që ti kthehen palestrave duke u marrë me sporte të ndryshme.
Loriana Kuka madje e la jetën luksoze dhe të sigurtë në Zvicërr për tu kthyer në Kosovë. Besonte në aftësitë e xhaxhait të saj dhe endrra e saj u bë realitet, duke marrë medalje në gara të rëndësishme evropiane.
Mos të flasin për Majlindën, heroinën e pasluftës, e cila shpërtheu në lotë kur mundi garues që vinin nga shtete me 300 milion banorë dhe që shteti kishte investuar për vite me rradhë në të gjitha sportet olimpike.
E madhe është edhe kombëtarja e Kosovës, kosovarë të rinjë, që kanë pasur fatin të stërviten në vende të ndryshme të Evropës dhe që kanë zgjedhur ti mbrojnë ngjyrat e shtetit të ri.
Luanë të rinj që i dëshmuan botës të kundërtën që i ka politika e hajnave, talentë, afëtësi, dije, diciplinë, kulturë.
Me pak investime, po i dëshmojnë botës sa racë e bukur jemi. Është abursde se politkanëve u kemi për vite me radhë rroga të majme (mos të flasin për fitimet nga tenderomania) dhe na kanë rrënuar imazhin e shqiptarisë.
Po, të mos ishte politika e mbrapshtë, kam bindjen se rinia kosovare, por edhe rinia shqiptare në përgjithësi, në Shqipëri, Maqedoni dhe troje tjera shqiptare nuk do të kishte limite për të arritur sukses në gjitha sferat.
Politika është ajo e cila ka vrarë shpresën e tyre, duke filluar me hajninë, nepotizimit, mosrespektimi e vlerave dhe meritokracisë dhe shumë gabime tjera të cilat e ka kthyer vendin mbrapa në kohë duke servuar humbje të vullnetit dhe shpresës.
Këtyre ditëve në Kosovë ka filluar një garë e re zgjedhore, listat janë të hapura, është momenti i fundi që të gjithë qytetarët të tregojnë një vetëdije më të lartë duke votuar kandidatë që vërtetë e meritojnë. Mos të lejojnë tua vrasin sërish shpresat të rinjve, sic ka ndodhur për vite me radhë.
Gjakovarët e kanë një shprehje të mirë dhe bëjnë be’: “Pasha rininë”. Ta ruajmë këtë rini, ti ofrojmë perspektivë, mos ta lëmë ta braktisë vendin, sepse familja të shumta kanë sakrifikuar gjithcka për ti rritur e shkolluar. (M.P/INA)