Ja kush janë shqiptarët nga Maqedonia që humbën jetën në aksident në Serbi

Është rritur në 8 numri i viktimave nga aksidenti i djeshëm i komunikacionit në magjistralen Beograd-Nish, ku në mesin e viktimave janë edhe dy shqiptarë nga Maqedonia. Bëhet fjalë për Burim Dalipin 37 vjeç dhe Lulzim Rexhepin 36 vjeç, që të dy nga Kërçova.

Po ashtu në mesin e të lënduarve janë dy fëmijë nga Maqedonia, Ferat Dalipi – 16 vjeç dhe Fatlind Dalipi – 12 vjeç. Fëmijët e lënduar janë shtruar për shërim në spitalin në Jagodinë dhe Çuprija dhe janë jashtë rrezikut për jetë.StrugaLajmStrugaLajm

Edhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë konfirmoi vdekjen e dy shtetasve nga Maqedonia. Nga kjo ministri bëjnë të ditur se kanë marrë konfirmimin e policisë serbe se dy shtetas të Maqedonisë kanë ndërruar jetë në aksidenti zinxhiror në autostradës Nish-Beograd.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...