AktualeStruge

Ja lista e kandidatëve për Këshillin e Komunës së Strugës nga VMRO

Dega e VMRO-DPMNE në Strugë ka prezantuar zyrtarisht listën e kandidatëve për këshilltarë në zgjedhjet lokale të vitit 2025. Nga partia theksojnë se përzgjedhja është bërë pas analizave të detajuara dhe me kritere të qarta, duke marrë parasysh integritetin personal e profesional, kompetencën dhe pranueshmërinë në komunitet.

“Besojmë se ka ardhur koha që Struga të bëhet një shërbim i vërtetë për qytetarët, një komunë prosperuese. Kandidatët që i propozojmë janë profesionistë të dëshmuar, të njohur me problemet lokale dhe të gatshëm të ofrojnë zgjidhje reale,” thuhet në njoftimin e degës së partisë.

Lista e kandidatëve për Këshillin e Komunës së Strugës:

  1. Kosta Hiohi
  2. Mite Stefkoski
  3. Elisaveta Koçoçka Veljanoska
  4. Radmila Mojsova Gjikoska
  5. Erol Zendeloski
  6. Emilija Milosheska
  7. Dusho Ceroski
  8. Gorgji Shoposki
  9. Cvetllana Vasilevska
  10. Bosho Kucinovski
  11. Ilija Anxheleski
  12. Biljana Keleshoska
  13. Stefan Tanaskoski
  14. Jovana Krstanoska
  15. Jovan Kackeski
  16. Marija Juloska Mitreska
  17. Daniela Kleçkaroska Nastoska
  18. Jançe Jançeski
  19. Marjan Matlioski
  20. Snezhana Krstanoska Popin
  21. Mihaela Mladenoska
  22. Llupço Taseski
  23. Jovan Belkoski

Nga VMRO-DPMNE në Strugë theksojnë se kandidatët janë të përkushtuar të punojnë me transparencë dhe seriozitet për realizimin e projekteve dhe masave të programuara, duke i dhënë qytetit një drejtim të ri zhvillimor.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button