BLENDI PETROL
Aktuale

Ja ministri i ri i arsimit nga rradhët e BDI

Nesër pritet që të bëhen publik edhe emrat e ministrave dhe zv.ministrave të rinjë të cilët do të plotësojnë edhe gjithë kabinetin e ri qeveritarë pas rritjes së shumicës parlamentare e cila tashmë përbëhet nga koalicioni i LSDM-së, BDI, Lëvizja Besa dhe PDSH, përcjell Fakte.

PDSH tashmë ka bërë të ditur në mbledhjen e fundit se ministër pa resor për investime të huaja do të propozojë Bardhyl Dautin kurse për zv.ministër në ministrinë e transportit dhe lidhjeve Musadik Beqiri.

Ndërkohë që në anën tjetër Lëvizja Besa për ministër të Kulturës ka propozuar Asaf Ademin ish kandidat për kreun e Gostivarit ndërkohë që ende nuk ka bërë të ditur emrat e zv.ministrave në ministrinë e punëve të jashtme dhe ministrinë e punës e politikës sociale.

Sipas informacioneve të para, nesër integristët do të propozojnë zv.ministrin aktual Arbër Ademin kurse përflitet se ministrja aktuale e arsimit dhe shkencës Renata Deskoska kalon të drejtojë dikasterin e drejtësisë.

Ndryshe edhe posti i zv.ministrit të shëndetësisë i takon BDI-së por që emri i tij pritet të bëhet i ditur nesër./ Fakte

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button