Ja në cilat vende vlen sigurimi shëndetësor i Maqedonisë

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë kumtoi se personat e siguruar gjatë pushimit veror mund ta realizojnë të drejtën e tyre për mbrojtje urgjente dhe të domosdoshme shëndetësore jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë dhe atë në këto vende: Shqipëri, Gjermani, Austria, Turqi, Kroaci, Slloveni, Serbi, Mal të Zi, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë, Çeki, Holandë, Luksemburg, Belgjikë, Francë, Itali dhe Sllovaki.

Nën mbrojtje urgjente dhe të domosdoshme shëndetësore, potencojnë nga Fondi, nënkuptohet shfrytëzim të shërbimeve shëndetësore, ofrimi i të cilave nuk mund të anulohet deri te kthimi i planifikuar në Republikën e Maqedonisë.StrugaLajm

Për këtë qëllim, para udhëtimit në vendet e huaja, personat e siguruar në FSSHM, duhet të drejtohen në shërbimin rajonal të FSSHM-së, ku është parahstruar paraqitja për sigurim të obligueshëm shëndetësor, dhe të plotësojnë kërkesë (PP1) për ndhënie të formularit dygjuhësor për njërën nga vendet e përmendura”, qëndron në kumtesë.StrugaLajm

“Nëse personat e siguruar në FSSHM gjatë pushimeve verore shfrytëzojnë mbrojtje urgjente dhe të domosdoshme shëndetësore në vendet me të cilat Republika e Maqedonisë nuk ka marrëveshje për sigurim shëndetësor, si për shembull Greqia dhe Zvicra, atëherë ata mund të drejtohen deri te shërbimet kompetente të Fondit për shkak të refundimit të mjeteve të harxhuara materiale, me dokumentacion adekuat mjekësor dhe me fatura fiskale për shërbimet e paguara shëndetësore”, thuhet në kumtesë.

In : Aktuale

Loading...
loading...