Ja nga çfarë rrezikohen speciet në liqenin e Ohrit

Njëmbëdhjetë kilometra e gjysmë rrjet peshkimi vitin e kaluar u nxorën nga fundi i liqenit të Ohrit. Në fund të liqenit, ende ekzistojnë sasi të mëdha mjetesh peshkimi të humbura ose të lëna, që paraqesin rrezik serioz për fondin e peshqve.

“Për fat të keq në Liqenin e Ohrit ka shumë vende ku këto rrjete shkaktojnë probleme të mëdha, sepse peshqit zihen në ato dhe ngordhin nën ujë”, tha Millutin Sekulovski- zhytës.

Një problem tjetër është se Maqedonia dhe Shqipëria ende nuk kanë një rregullim të unifikuar ligjor lidhur me këtë çështje. Kjo duhet të miratohet para se pjesa shqiptare e liqenit të vendoset nën mbrojtjen e UNESCO-s.StrugaLajmStrugaLajm

“Në Shqipëri, peshkohen sasi më të mëdha të troftës së Ohrit, dhe në Maqedoni peshkohen sasi më të mëdha të belushkës. Nga ana tjetër, krapi është peshkuar shumë më tepër në Maqedoni, por jo edhe në Shqipëri”, Zoran Spirkoski – Instituti Hidrobiologjik Ohër.StrugaLajm

Për këto dhe shumë probleme të tjera me të cilat përballet liqeni më i vjetër në Evropë, sot në Ohër u diskutua në konferencën ndërkombëtare ku shkencëtarët, ambientalistët dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore diskutuan se si të mbrohet më mirë fondi i peshqve.

In : Aktuale

Loading...
loading...