Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar vdekjen e 3 shtetasve të Maqedonisë së Veriut në një aksident trafiku në Itali. Në aksidentin e mbrëmjes së djeshme në Asti të Italisë kanë ndërruar jetë 4 persona, 3 prej të cilëve shtetas të Maqedonisë të moshës mbi 30 vjeçe.
“Bëhet fjalë për Z.S. 33 vjeç nga Kamenica e Maqedonisë, A.K. 31 vjeç nga fshati Sasa dhe B.1.30 vjeç nga fshati Peklani i Vinices”, thonë mes tjerash nga MPJ.