Aktuale
Ja nga cili fshat i Tetovës janë dy të plagosurit nga krismat në Spitalin Klinik (VIDEO)
Siç njofton policia e Tetovës për TS, nga krismat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona nga fshati Gajre.
Policia e Tetovës dhe prokuroria kanë nisur hetimin për gjetjen e pesë të dyshuarve në lidhje me rastin.
Sot rreth orës 18:05 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes në Qendrën Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët kanë pësuar lëndime me armë zjarri, thonë për TS nga SPB e Tetovës.
Ndryshe, këtij rasti sot i ka paraprirë edhe një përleshje fizike mes njërit prej të plagosurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në të shtëna me armë zjarri. Rasti është duke u zbardhur./TS