Aktuale
Ja pasuria marramendëse e Behgjet Pacollit
Në deklarimin e pasurisë së tij të paluajtshme e përbashkët është 125 milionë euro.
Ndërsa, para të gatshme në bankat e Kosovës në total kapin shumën mbi 6 milionë euro.
Pacolli ka deklaruar se posedon edhe një aeroplan privat, në vlerë 9.9 milionë euro. Ndërkohë, vetëm hotel Ilirinë e ka vlerësuar mbi 42 milionë euro dhe aksionet në hotel Grand, që kapin shifrat 3.6 milionë euro.
Ai ka publikuar edhe të hyrat vjetore, që janë mbi 5 milionë euro.
Ndryshe, mos-deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale, për të cilën sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Për më shumë, ju ftojmë t’i shikoni dokumentet e publikuara nga Agjencioni Kundër Korrupsionit. /BS