Aktuale

Ja pesë kandidatët e pavarur që hyjnë në garën për kryetar të Strugës

Pesë kandidatë të pavarur hyjnë në garën për kryetar komune, ndërkohë AKI me kandidaturën e mjekut Arsim Dalipi shkruan strugalajm.

Zgjedhjet lokale në Strugë pritet të sjellin një garë të larmishme politike dhe qytetare. Përveç partive të mëdha, në këtë komunë janë paraqitur edhe pesë kandidatë të pavarur për kryetar komune: Mendi Qyra, Besnik Asani, Nasto Palijoski, Mirko Saveski dhe Igor Malevski.

Ndërkohë, koalicioni AKI ka vendosur të konkurrojë me kandidatin e saj, mjekun Arsim Dalipin, duke i dhënë garës një dimension tjetër.

Ky konfigurim i zgjedhjeve në Strugë shihet si tregues i pakënaqësive me partitë tradicionale, por edhe si shenjë e rritjes së alternativave të reja politike dhe qytetare.

Sipas vëzhguesve politik, prania e një numri të madh kandidatësh të pavarur mund të ndikojë dukshëm në balancat elektorale dhe rezultatin përfundimtar.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button