Ja që paska edhe pushtues të “mirë” !

“Nuk është aq e vështirë të edukosh një njeri të paedukuar, e vështirë dhe gati e pamundur është, të riedukosh një njeri të edukuar keq !”- kështu thoshte një pedagog dikur.

Jo vetëm kohët e fundit, por në vazhdimësi lexojmë shkrime dhe “analiza” pseudointelektualësh dhe gazetarësh oborrtarë, të cilët nuk i qasen problemit në themelin e tij, por vazhdojnë t’i servojnë lexuesit shqiptarë qëndrimet politike të pushteteve të njëpasnjëshme sllave, që do të thotë vazhdojnë t’i shërbejnë robërisë të popullit tonë.
Të fuesh në garë dhe të përpiqesh të vlerësosh, se cila nga partitë e pushtuesit qenka më pak ose më shumë demokratike, do të thotë të jesh i verbër ose i shitur.
Dihet se baza e zhvlersimit dhe e shtypjes së shqiptarëve në këtë “shtet”, në themelet e të cilit ka edhe kontributin e të gjitha partive të ashtuquajtura shqiptare, është statusi i shqiptarëve si pakicë nacionale në kushtetutën e tij.
Pra, pa u vetëdisuar dhe pa u përgatitur për një lëvizje më thelbësore, e cila do të detyronte faktorin e jashtëm dhe të brendshëm, që problemi i shqiptarëve të kthehet në zanafillën e tij, pra në ndryshimin e kësaj kushtetute fashiste, të gjitha shkrimet dhe “analizat” që u servohen shqiptarëve sot do të jenë ndihmesë shtesë për vazhdimin e kësaj gjendje të padurueshme dhe shpërthyese.StrugaLajmStrugaLajm

Blerona BraoStrugaLajm


Loading...
loading...