Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 392 testime, ndërsa janë vërtetuar 44 raste të reja me koronavirus në vend. Në nivel të qyteteve janë regjistruar: Kumanovë – 23, Shkup – 11, Tetovë – 4, Manastir – 3, Strugë – 2 dhe Prilep – 1. Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me KOVID – 19 arrin në 329. Sipas vendbanimeve, deri tani raste të KOVID-19 janë regjistruar në:RELATED POSTS
- Shkup – 175
- Dibër- 47
- Kumanovë – 47
- Shtip – 14
- Tetovë – 10
- Prilep – 10
- Strugë – 7
- Veles – 6
- Manastir – 4
- Ohër – 3
- Kavadar – 2
- Gostivar – 1
- Kriva Pallankë – 1
- Strumicë – 1
- Gjevgjeli – 1
Prej 392 testimeve të bëra gjatë 24 orëve të kaluara: 262 janë bërë përmes ISHP, 26 përmes Fakultetit të veterinës, 24 përmes laboratorisë Biotek dhe 80 përmes Spitalit “Filipi i Dytë” (Zhan Mitrev). Deri tani gjithsej janë bërë 3.518 testime të KOVID-19.