Aktuale

Ja sa borxhe kanë komunat

Detyrimet totale të pazgjidhura të komunave në Maqedoni ndaj furnizuesve në fund të vitit 2016 arrijnë në 82 milionë euro. Gjatë periudhës pesëvjeçare, detyrimet që komunat nuk i kanë shlyer për furnizuesit janë rritur me rreth 50% krahasuar me vitin 2012, kur ato arritën në 55 milionë euro, tregon raporti më i fundit i auditimit mbi detyrimet dhe jostabilitetin financiar të njësive të vetëqeverisjes lokale.

Detyrimet e përgjithshme ndaj furnitorëve përbëjnë 35% të të ardhurave totale të realizuara nga komunat dhe disa komuna kanë akumuluar detyrime të papaguara që arrijnë deri në 80% të të hyrave që komunat bëjnë në buxhet.

Por ky borxh i komunave mund të jetë edhe më i madh dhe tejkalon 120 milionë euro, nëse detyrimet mbi bazën e vendimeve gjyqësore dhe në bazë të interesit i shtohen kësaj. Auditorët gjetën se ekziston papajtueshmëri e madhe nga të dhënat e komunave dhe shifrave të dhëna nga Ministria për Financa për shumën të këtyre detyrimeve që i kanë komunat në bazë të vednimeve të zgjidhura gjyqësore. Gjegjësisht, sipas evidencës së Ministrisë së Financave detyrimet me vendim të sjellur gjyqësor janë me kamatë dhe arrijnë në 37,4 milionë euro, kurse evidence e komunave tregon se këto detyrime janë vetëm 5,8 milionë euro.

Auditori gjithashtu vuri në dukje se shumë komuna nuk e respektojnë Ligjin për Disiplinë Financiare dhe nuk i respektojnë afatet e pagesës për kompanitë private, të cilat sipas Ligjit nuk duhet të jenë më të gjata se 60 ditë. FLAKA

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button