Ja sa do të kushtojë gjoba e regjistruar nga sistemi “Qytet i Sigurt”

Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Kundërvajtje, nis zyrtarisht zbatimi i sistemit “Qytet i Sigurt”, i cili do të regjistrojë automatikisht shkeljet në trafik dhe do të shqiptojë gjoba për shoferët.
Tejkalimi i shpejtësisë deri në 20 kilometra në orë dënohet me 20 euro, nga 20 deri në 30 kilometra me 45 euro, nga 30 deri në 50 kilometra me 300 euro dhe ndalim drejtimi nga tre deri në dymbëdhjetë muaj, ndërsa mbi 50 kilometra në orë me 400 euro, katër pikë ndëshkuese dhe ndalim drejtimi për së paku një vit.
Në zona të banuara, gjobat janë më të rënda dhe arrijnë deri në 500 euro.
Kalimi në semafor të kuq dënohet me 250 euro dhe ndalim drejtimi nga tre deri në dymbëdhjetë muaj, ndërsa në raste të rënda parashihet edhe përgjegjësi penale.
Drejtimi i automjetit me leje qarkullimi të skaduar dënohet me 100 euro për shoferin dhe 250 euro për pronarin e mjetit.
Parkimi dhe ndalimi i parregullt dënohet me gjoba nga 30 deri në 50 euro.
Gjobat e paguara brenda tetë ditëve paguhen me gjysmën e shumës, ndërsa pas këtij afati detyrimi paguhet i plotë.
Shoferët që marrin tre ndalime drejtimi brenda katër viteve humbin automatikisht patentën e shoferit.




























