Ja sa do të kushtojë vaksina kundër Covid-19

Vaksina kundër Covid-19 shihet si mënyra për t’i rikthyer botës normalitetin shoqëror duke nisur nga viti i ardhshëm. Një firmë argjentinase mendon të përdorë një formulë për të prodhuar qindra miliona doza me një çmim vetëm 3 dollarë secila.

Më shumë se 30 vaksina janë në fazën e testimeve klinike, por vaksina britanike dhe kandidatja amerikane e kompanisë “Moderna” vlerësohen si më të avancuara nga ekspertët.

Sipas tyre, për të krijuar imunitetin e tufës do të nevojitet vaksinimi i 68 për qind të popullsisë, ndërsa rikthimi në normalitet pa rregulla të distancimit social apo maskat nuk besohet se mund të arrihet deri në vjeshtën e vitit 2021.


Loading...
loading...