Ja sa duhet të punojë një qytetar i Maqedonisë për të blerë një iPhone 11

Kompania polake Picodi.com ka bërë një hulumtim se sa duhet të punojnë qytetarët e vendeve evropiane dhe të Ballkanit për të blerë një telefon iPhone 11, të serisë së fundit të Apple.

Qytetari i Maqedonisë së Veriut me një rrogë mesatare, i duhet të punojë 62 ditë apo dy muaj për të blerë këtë telefon. Një shtetas i Shqipërisë duhet të punojë 75 ditë. Hulumtimi bazohet në çmimet e publikuara të këtij telefoni në secilin vend, por edhe nga të dhënat e rrogës mesatare.

Nga vendet e tjera, një kroati i duhen 31 ditë, një slloveni 22 ditë, bullgarëve 50 ditë, serbëve 60 ditë, etj. Për nga shtetet evroperëndimore, në Zvicër duhet të punosh 5 ditë për të blerë këtë telefon, më pas amerikanët me 5.8 ditë, etj.


Loading...
loading...