Ja sa pasuri kane lajmeruar deputetet shqiptar

Ish-ministri i Kulturës, tashmë deputet nga radhët e Alternativës, Hysni Ismaili dhe deputeti Bastri Bajrami nga Lëvizja BESA, janë deputetët më të pasur shqiptarë në përbërjen e re të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Në bazë të dhënave të Komisionit Antikorrupsion, gjegjësisht Letrës anketuese për gjendjen pronësore, të cilën deputetët obligohen ta dorëzojnë te ky institucion, mund të shihet se deputeti Ismaili posedon më shumë lloje të pronave. Vetëm tokë në emër të prindërve e regjistruar në Tetovë, deputeti Ismaili posedon në vlerë prej mbi 47 milionë denarë. Ai po ashtu posedon edhe dy hapësira afariste, dy shtëpi dhe dy banesa të regjistruar si pronë personale – vlera e të cilëve i tejkalon 24 milionë denarë.

Njëherësh, ai në Letrën anketuese ka lajmëruar se posedon edhe disa automjete dhe sende tjera, por pa precizuar pronësinë, shkruan gazeta KOHA.
Pasuri të ngjashme në Shkup posedon edhe deputeti Bastri Bajrami nga radhët e Lëvizjes BESA. Për dallim nga Ismaili, deputeti Bajrami, pronën e tij të patundshme kryesisht e ka në bashkëpronësi ose në emër të prindërve. Hapësira afariste në Shkup në vlerë prej më tepër se 31 milionë denarë, e shtrirë në 1.700 m2 është prona më e madhe të cilën e posedon deputeti Bajrami. Gjithashtu në emër të familjarëve ai ka të lajmëruar një tokë në vlerë prej 4.8 milionë denarë, respektivisht shtëpi dhe oborr në emër të prindërve në vlerë prej 4.9 milionë denarë. Automjetet Leksus, Audi A3 dhe Mitsubishi Paxhero janë veturat, të cilat deputeti Bajrami i ka të regjistruara si pronë në emër të përbashkët, bashkëshortes apo fëmijëve. Vlera e këtyre automjeteve është gati 20 mijë euro. Deputeti Bajrami, i cili po ashtu një mandat katërvjeçar ka qenë edhe në krye të Komunës së Haraçinës, në Letrën Anketuese, ka theksuar se në nivel mujore pranon edhe të hyra nga qiraja. Krahas pronës, ai ka njoftuar se ka edhe një kredi në bankë në vlerë prej 3 milionë denarë dhe të njëjtën duhet ta paguaj deri në vitin 2025. Ndryshe, si pronë personale të regjistruar deputeti Bajrami i ka lajmëruar dy pushkë gjuetie dhe një revole, vlera të cilëve është 115 mijë denarë, raporton KOHA.
Treshen e parë të deputetëve më të pasur në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut e përbën deputeti Halil Snopçe nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Patundshmëria e deputetit Snopçe nga Gostivari, e gjitha e lajmëruar në emër të prindërve, e tejkalon vlerën e 30 milionë denarëve. Si pronë personale, deputeti Snopçe ka lajmëruar dy automjete (Golf 5 dhe Ford Kuga), gjegjësisht mjete dhe koleksione artistike. Prej pesë kryetarëve të partive politike shqiptare deri më tani, Letrën anketuese deri te Komisioni Antikorrupsion e kanë dorëzuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Bilal Kasami i Lëvizjes BESA. Në bazë të këtyre të dhënave publike, Ali Ahmeti ka lajmëruar pronë personale (tokë bujqësore në Shqipëri dhe shtëpi në fshatin Zajas), e cila kap vlerën e 130 mijë dollarëve amerikan. Si pronë të luhatshme, Ahmeti e ka paraqitur automjetin e tij Folskvagen Pollo, në vlerë prej 7 mijë eurove, si dhe depozitë bankar prej 750 mijë denarë.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Nga ana tjetër, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, deri te Komisioni Antikorrupsion ka lajmëruar se posedon patundshmëri (tokë, shtëpi, pyll) në vlerë prej më shumë se 10 milionë denarë, e gjitha në fshatin Livadhi të Strugës. Mbi 11 milionë denarë pronë të patundshme në emër të prindërve të tij ka lajmëruar edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilal Kasami. Edhe koordinatorët e grupeve parlamentare të BDI-së dhe koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, Izet Mexhiti dhe Skender Rexhepi – Zejd, përmes Letrës anketuese kanë bërë të ditur se disponojnë prona të patundshme dhe automjete. Ish-kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili renditet në mesin e deputetëve të rinj të BDI-së, në Letrën anketuese ka bërë të ditur se posedon shtëpi në emër të prindërve në vlerë prej 9.2 milionë denarë, me madhësi prej 516 m2. Ndërkohë, si pronë personale – Mexhiti i ka regjistruar dy automjetet e tij (Volvo X60 dhe Golf 7) të cilët kapin vlerën e mbi 2.8 milionë denarëve. Nga ana tjetër, deputeti Skender Rexhepi ka lajmëruar se si pronë personale posedon një shtëpi në vlerë prej 3.3 milionë denarë dhe tre automjete (Audi A6, VV dhe BMV) vlera të cilëve është mbi 1.6 milionë denarë. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...