Ja sa zgjat mjekimi i COVID-19 tek pacientët me pasqyrë klinike të mesme dhe të rëndë

Mesatarisht rreth 16 ditë zgjat mjekimi nga Kovid-19 tek pacientët me pasqyrë klinike të mesme dhe të rëndë

Në mënyrë të saktë nuk mund të thuhet për sa kohë shërohet një pacient nga Kovid-19, por mesatarisht rreth 16 ditë zgjat mjekimi i një personi me pasqyrë klinike të mesme dhe të rëndë.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se mjekimi i pacientëve me pasqyrë klinike të rëndë zgjat më shumë për shkak të pasojave që i lë virusi.StrugaLajm

“Të gjithë ne jemi të ndryshëm dhe ndryshe reagojmë në trajtimin, por në mënyrë të ndryshme reagojmë edhe në infeksionin dhe cilëndo sëmundje tjetër. Mesatarisht rreth 16 ditë shërohet një pasqyrë klinike masatarisht e rëndë, ndërsa pasqyrat klinike të rënda shërohen shumë më gjatë për shkak të pasojave që i lë infeksioni. Jo rrallë pacientët tanë me pasqyrë klinike të rëndë të cilët mjekohen për një kohë të gjatë, në fund janë shumë më herët para lirimit të tyre ose shërimit, janë bërë Kovid negativë, por pasojat e infeksionit e bëjnë të veten dhe ata me të vërtetë kërkojnë kohë të gjatë për mjekim”, tha Stevanoviq.

Theksoi se një prej rreziqeve serioze është edhe mbipesha, e cila, siç tha, nuk po merret me seriozitet.StrugaLajm

“Për fat të keq, humbëm të rinj, por edhe persona relativisht të rinj. Pjesa më e madhe e tyre me sëmundje kronike, por një prej rreziqeve mjaft serioze të cilën, askush prej nesh akoma nuk po e kupton me seriozitet si sëmundje apo komorbiditet është mbipesha. Njerëzit të cilët kanë kilogramë të tepërt me të vërtetë përbëjnë rrezik serioz”, theksoi Stevanoviq.

Lidhur me frekuencën e pritjes dhe lëshimit të pacientëve nga spitali, Stevanoviq tha se kjo është punë që nuk mund të parashihet. Potencoi se në mënyrë maksimalisht racionale shfrytëzohet çdo shtrat i cili është në dispozicion për Klinikën dhe se rregullisht pas lirimit të pacientëve bëhet dezinfektim i obligueshëm.

In : Aktuale

Loading...
loading...