Ja se çfarë do bëj Sela për ‘heroin’ e tij Feta Alimin
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela pritet të bëj një veprim për të nxjerrë nga paraburgimi Feta Alimin, punonjësin e sigurimit të Kuvendit, që natën e 27 prillit të vitit të kaluar u përkujdes për të.
Sela do të pëkujdeset për sigurimin e kaucionit për Alimin, duke vënë edhe shtëpinë e tij, mëson INA.
Ky veprim është nxitur pas daljes nga burgu të ish-ministrit të brendshëm, Mitko Çavkov, përmes një kuacioni prej 600 mijë euro.
Gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditorë Abdylfeta Alimit. Burime nga mbrojtja e Alimit bëjnë të ditur se ai dyshohet për “mos veprim” në detyrë zyrtare natën e 27 prillit në Kuvend dhe jo për bashkëpunim me personat e dyshuar për krim të organizuar. Duke pasur parasysh faktin se Alimi ndodhej jashtë vendit më 28 nëntor, kur edhe u bastis shtëpia e tij, mbrojtja masën e paraburgimit e quan si të pa bazë për tre arsye mbi të cilat edhe do të ankimojë në Këshillin Penal.
Kundërshtimet e mbrojtjes
Vullnetarisht është paraqitur në Gjykatë dhe nuk pretendon arratisjen
Nuk mund të përsëris veprën sepse nuk është më i punësuar si sigurim i Kuvendit
Nuk ka ambicie të ndikoj ndaj hetimit dhe dëshmitarëve
Alimi deri më 27 prill ishte i punësuar si sigurim i Kuvendit, por për shkak të dyshimeve për “mos veprim” ai u pezullua nga MPB për t’u emëruar më pas nga ana e Zijadin Selës si sigurim i tij personal. Për veprën “cenim terrorist të rendit Kushtetues dhe sigurisë” përveç Abdylfeta Alimit dyshohen edhe 33 persona të tjerë, shumica prej tyre në paraburgim, përfshi edhe tre deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski, Sashe Vasilevski, Ljuben Arnudov si dhe ish drejtori i BSP-së Mitko Çavkov bashkë me organizatorët e protestave, agjentët e DSK-së dhe të dyshuar tjerë.