Ja shqiptari që gjeti çantën me para në Aeroportin e Shkupit dhe i’a ktheu pronarit

Ka akoma njerëz që nuk e duan gjënë e huaj dhe të tjerë që janë fatlum për shkak se ajo që u ka humbur është gjetur nga njerëz që ua kthejnë, duke u treguar jo vetëm njerëzorë por shprehin anën e mirësisë së tyre dhe një akt shumë fisnik.
Më saktë bëhet fjalë për Sefer Asanin, i punësuar në Aeroportin e Shkupit, i cili ka bërë një gjest të rrallë shkruan Faktiditor.ch.
Ai gjatë ditës në parkingun e aeroportit ka gjetur një çantë të humbur, në të cilën gjendeshin dokumente por edhe një shumë e konsiderueshme parashë.
Pas verifikimeve, Seferi ia kthen çantën pronarit, i cili ishte një mërgimtar dibran i ardhur nga SHBA-të. Kjo është bërë përmes një bashkëvendasi të tij.
Sefer Asani është shembulli se si duhet të jetë një njeri i vërtetë që e konsideron të huajën si dicka që kurrë nuk na përketë neve duke e kthyer atë te pronari i vërtetë.

































