Ja si do të jetë moti në ditët në vazhdim

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kumtoi se vijon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Nesër mot jostabil ndo të mbajë në pjesët perëndimore dhe pjesët e skajshme lindore, posaçërisht në orët e pasdites, ndërsa më pak reshje do të ketë përgjatë Vardarit ku do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore.StrugaLajm

“Temperatura ditore edhe në ditët në vijim do të jetë pak nën mesataren për këtë periudhë të vitit”, informon DPHM.StrugaLajm

Në 24 orët e fundit më shumë reshje të shiut ka pasur në Lazaropole dhe Dibër (37 litra në metër katror) në Prilep 12, Gjevgjeli 10, Krushevë dhe Mavrovë tetë, shtatë litra në Pretor, gjashtë në Topollçan, katër litra në Kriva Pallankë, Ohër dhe Pozharane, tre në Manastir, dy litra në Tetovë dhe një litër në metër katror në Dojran.

In : Aktuale

Loading...
loading...