Ja si e morën peng struganin në Tiranë /policia shqiptare jep detajen

Mësohen të tjera detaje nga pengmarrja e një 23-vjeçari maqedonas në Tiranë. Maqedonasi nga Struga quhet Davor Velefski.

Ai ka thënë se ishte pranë Kryegjyshatës Botërore kur Albert Xhoka dhe Sokol Masha e kanë marrë me forcë dhe e kanë futur në makinë.

Në dëshminë e tij, maqedonasi tha se ata i kanë vendosur pistoletën në kokë dhe i kanë kërkuar 250 mijë euro.

Teksa mjeti i tyre po udhëtonte për te Liqeni i Farkës, një patrullë policie ka marrë sinjalizim se në një makinë po udhëtonin persona të armatosur.

Policia i ka arrestuar autorët pas disa kilometrash. Njëri u kap në mjet, tjetri u arratis në këmbë por u arrestua pak më vonë.StrugaLajm

Në mjet u gjet edhe 23-vjeçari.

Të arrestuarit thanë se nuk ishte pengmarrje, por po i kërkonin 23-vjeçarit që t’u kthente një borxh.

Skema e pengmarrjes u zbulua nga policia kur 23-vjeçari përmendi bashkëkombasin e tij S. E, i cili kishte rolin e ndërmjetesuesit mes 2 autorëve dhe familjarëve të 23-vjeçarit për dorëzimin e parave. Ky i fundit u procedua për moskallëzim krimi.

In : Aktuale

Loading...
loading...