Ja si ndodhi rrëmbimi dy biznismenëve nga Maqedonia që i zhveshën dhe plaçkitën në vilë

Në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dy persona të gjinisë mashkullore, Z.R dhe A.A (emra të njohur për redaksinë), janë mbajtur të prangosur dhe të zhveshur nën kërcënimin e armëve, në një vilë në fshatin Markesh të Komunës së Novobërdës. Sipas prokurorisë, në këtë rrëmbim janë përfshirë gjashtë persona, në mesin e tyre edhe dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe një grua me banim në Prishtinë.

Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Gjilanit, të cilën e posedon Gazeta Express, 31-vjeçarja, M.I. (emër i njohur për redaksinë), josh Z.R., me qëllim të përfitimit material.

Ndërsa, gjatë kohës sa po qëndronin të mbyllur, të dëmtuarit janë rrahur me shuplaka e kondak të revoles dhe janë plaçikur paratë e tyre që kishin me vete.

“Të dëmtuarve ua kanë marrë portofolet, ku të dëmtuarit A.A., ia kanë marrë 100€ dhe 100 Fr dhe 4.000denar të Rep. së Maqedonisë, kurse të dëmtuarit Z.R., i kanë marr denar të Rep. së Maqedonisë në kundërvlerë prej 40€. Të njëjtit gjatë kësaj periudhe kohore kanë qenë të mbyllur, duart e prangosura, të kërcënuar, duke i goditur me shuplaka dhe kondak të revoles në kokë. Të dëmtuarit kanë përjetuar shqetësim dhe ankth dhe bërë jetën të pa sigurt nën kërcenim të armëve”, thuhet në dosjen e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Viktimat janë mbajtur të mbyllur gjatë datës 16 dhe 17 shkurt të këtij viti, ku sipas prokurorisë, të dyshuarit u kanë dërguar video familjarëve të viktimave me qëllim të përfitimit material.StrugaLajmStrugaLajm

“Nga data 16.02.2021 nga ora 22:00 gjerë më date 17.02.2021 në ora 14:00, të dëmtuarit nën presion / kërcenim të armëve nga të pandehurit i kanë zhveshur të dëmtuarit, prangosur me pranga të plastikës duke ua plasuar video familjareve të dëmtuarve”.

Prokuroria: Të dyshuarit që u përfshinë në rrëmbim kanë të kaluar kriminaleStrugaLajm

V.K., pjesëtar i Policisë së Kosovës me banim në Gjilan ka të kaluar kriminale. Gruaja, M.I., me banim në Prishtinë dhe e papunë ka të kaluar kriminale, V.K., me banim në Drenas ka të kaluar kriminale, B.N, po ashtu pjesëtar i Policisë së Kosovës, sipas Prokurorisë nuk ka të kaluar kriminale, si dhe F.S, mjeshër zërimi në RTK, nga Drenasi po ashtu sipas dosjes së prokurorisë ka të kaluar kriminale.

Të gjithë të lartëpërmendurit janë arrestuar dhe me kërkesë të prokurorisë, Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit V.K., M.I., B.N., V.K., F.S. dhe M.Z., me datën 16 – 17 Shkurt 2021, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, i kanë marrë dhe kanë mbajt nën kërcënimin e armës të dëmtuarit Z.R. dhe A.A., në një vilë në komunën e Novobërdës, të cilët i kanë prangosur me pranga plastike, duke iu bërë video incizime, të cilat pastaj ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve.

Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “rrëmbimi” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka njoftuar Gjykata.

In : Aktuale

Loading...
loading...