LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
AktualeStruge

Jahja Kemal” shpall konkurs për dhënien e bursave për arsimin të mesëm

ShMP “Jahja Kemal” shpall konkurs për ndarjen e bursave për arsim të mesëm, në të cilin mund të aplikojnë nxënësit e klasës së nëntë në faqen e internetit të shkollës ykc.edu.mk. Afati i fundit për aplikim është deri më 12 prill.

Në testimin e bursave do të përgjigjen pyetjet nga matematika, kultura e përgjithshme dhe pyetjet për përcaktimin e nivelit të intelegjencës..Testimi do të bëhet në gjuhën Shqipe, Maqedonase, Turke dhe Angleze. Njohja e gjuhës Angleze dhe Turke nuk është e domosdoshme për testim.

Nëse nxënësit renditen në 25 vendet e para të testit, ata do të kenë zbritje në shumën e shkollimit (secila shkollë, veçanërisht Shkupi, Tetovë-Bogovina dhe Struga) sipas vijimit:

Vendi i 1-rë100%, Vendi i 4-të 70%, Vendi 7-8 40%,

Vendi i 2-të 90%, Vendi i 5-të 60%, Vendi 9-10 30%

Vendi i 3-të 80%, Vendi i 6-të 50%, Vendi 11-20 20%, dhe Vendi 21-25 10%.

Testimi i bursave do të mbahet më 13 prill (e diel) në orën 11:00.

Për “Jahja Kemal” -Strugë do të mbahet në shkollë dhe në ShF “Sande Sterjoski”-Kërçovë dhe ShF “Penestia”-Dibër.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button