„Jahja Kemal“ – Strugë organizoi një ceremoni festive, ku u nderuan nxënësit më të dalluar të shkollës fillore dhe të mesme për vitin 2024. Arritje të jashtëzakonshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar Nxënësit shkëlqyen me rezultatet e tyre të jashtëzakonshme në gara rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Në nivel rajonal, u fituan 6 çmime të para, 7 të dyta dhe 8 të treta, ndërsa në nivel kombëtar, nxënësit arritën 4 çmime të para, 8 të dyta dhe 3 të treta. Përveç sukseseve akademike, nxënësit e „Jahja Kemal“ – Strugë u dalluan edhe në gara sportive, duke arritur rezultate mbresëlënëse, përfshirë 2 çmime të para, 3 të dyta dhe 2 të treta në gara kombëtare, 1 vend të parë në Kampionatin Ballkanik dhe 1 vend të dytë në Kampionatin Europian. Çmime të veçanta për nxënësit më të mirë të vitit 2024 Nxënësit më të suksesshëm për vitin 2024 u shpallën Atina Ruvinova dhe Leonid Todoroski, të cilët me sukseset e tyre globale e justifikuan titullin e nxënësve më të mirë. • Atina Ruvinova, përveç çmimeve nga gara rajonale dhe kombëtare, arriti rezultate të shkëlqyera në gara ndërkombëtare, duke përfshirë:
o Medalje argjendi në Olimpiadën Maqedonase të Informatikës.
o Medalje bronzi në Olimpiadën Botërore për Femra.
- Leonid Todoroski, përveç sukseseve të shkëlqyera në gara rajonale dhe kombëtare, u dallua me shumë çmime të rëndësishme, si:
o Medalje bronzi në Olimpiadën Maqedonase të Matematikes, medalje argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Matematikes dhe medalje bronzi në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikes.
Qëllimi i ceremonisë: Dhënia e mirënjohjes dhe motivimit për sukseset e ardhshme. Qëllimi i kësaj ceremonie ishte të jepej mirënjohje për përpjekjet, punën dhe arritjet e jashtëzakonshme të nxënësve më të mirë, të cilët me sukseset e tyre kaluan kufijtë e Maqedonisë. SHMP „Jahja Kemal“ mbetet lider në arsim në Maqedoni, duke vendosur standarte të reja për nxënësit,duke i motivuar ata të realizojnë ambiciet e tyre më të mëdha.