“Jam shqiptar”, videoja e vogëlushit në Zvicër bën xhiron në rrjetet sociale


Videoja e një vogëlushi shqiptar të lindur në Zvicër ka bërë xhiron në rrjetet sociale.

Ai nuk pranon të quhet zviceran dhe këmbëngul se është shqiptar.

“Unë jam shqiptar, por kam lindur në Zvicër”, shprehet i vogli.

“Po ti qenke zviceran atëherë”, i thotë i ati. “Jo”, ia kthen vogëlushi me bindje.

“Kur lind dikush në Kosovë është shqiptar/kosovar”, i thotë i ati.

“Jo, jam shqiptar”, vazhdon vogëlushi dhe shprehet se do më shumë Kosovën sesa Zvicrën duke bërë edhe shqiponjën.

In : Aktuale

Loading...
loading...