Jeni afër pensionimit? Kontrolloni me kohë “stazhin” e punës

Drejtoresha e Fondit të sigurimit pensional dhe invalidorë I inkurajon qytetarët që “stazhin” e tyre të punës, ta kontrollojnë gjatë kohës që janë në marrëdhënie pune dhe jo ditën kur ta realizojnë të drejtën për pension. Biljana Jovanovska për Radion Evropa e Lirë tha se procedura është shumë e thjeshtë për secilin qytetar.

BILJANA JOVAKONVSKA, DREJTORE E FSPI-së

“Unë I inkurajoj qytetarët që përvojën e tyre të punës, gjegjësisht kohëzgjatjen e shërbimit ta kontrollojnë jo ditën kur ta realizojnë të drejtën e tyre për pension, por këtë gjë ta bëjnë derisa jënë akoma në marrëdhënie pune. Kjo mund të bëhet në njësitë rajonale të Fondit, por edhe në formë elektronike, në ueb faqen e fondit, pse përmes, uslugi.gov.mk.”StrugaLajm

Ajo sqaroi edhe për menyrën se si mund të rregullohet nëse në dokumentacion mungon haset në parregullësi.StrugaLajm

BILJANA JOVAKONVSKA, DREJTORE E FSPI-së

“Nëse obliguesi, gjegjësisht qytetari i e sheh se diçka nuk është në rregull, mund të paraqitet në shërbimet amë, tek regjistruesit, të cilët në mënyrë sistematike e kontrollojnë çështë ajo që mungon dhe përse nuk është e shkruar. Bashkërisht do të fillojnë procedurën e përcaktimit të kohëzgjatjes së shërbimit, gjegjësisht gjetjen e mjeteve në rast se janë paguar kontributet. Të dhënat do të sigurohen nga punëdhënësi, nëse është në falimentim, përmes administratorit të falimentimit, nëse falimendimi është mbyllur, atëherë përmes arkivit dhe njësitë rajonale të arkivit, dhe kjo kohëzgjatje e shërbimit më vonë do të regjistrohet dhe rregullohet.”

Jovanovska tha se pensionistët mund të jenë të qetë, pasi fondi pensional është në gjendje stabile dhe sikurse deri më tani, pensionet do të bazhdojnë të jepen në kohë dhe me rregull.

In : Aktuale

Loading...
loading...