Jeton Shaqiri :Ja kush vendos se kush do jetë bartës në Njësinë 5

Jeton Shaqiri nga BDI ka qenë mysafir në “10 minuta” në TV21.

Shaqiri pyetur edhe për zgjedhjet parlamentare dhe bartësin e listës në njësinë zgjedhore 5.StrugaLajmStrugaLajm

Sipas informacioneve të TV21, flitet se nëse arrihet një koalicion mes BDI-së dhe ASH-së, bartës do të jetë Ziadin Sela. Se a do të jetë kjo e pranueshme për Degën e BDI-së në Strugë, Shaqiri tha se ende nuk ka asgjë zyrtare, dhe se për të personalisht do të ishte i mirëseardhur çdo lloj bashkimi që do të sillte rezultat të mirë në zonën 5 dhe që do të ishte në dobi të vendit.StrugaLajm

“Nuk mund të flas në emër të degës, mund të flas në emrin tim personal për arsye se jam anëtar i degës, jam anëtar i Kryesisë por secili vendim duhet të sillet tek organet e partisë. Derisa nuk kemi diçka zyrtare, nuk do ta kisha komentuar. Por dua të them se çdo element i rëndësishëm që duhet bashkuar që po i shohim të gjithë dhe po i ndjekim të gjithë, në frymën e frontit europian, në frymën e idesë për të luftuar elementet dashakeqe të cilat ndodhin në shoqërinë tonë. Secili do të ishte e mirëseardhur sepse është një mision shumë i rëndësishëm – integrimi në Bashkimin Europian. Është një element shumë i rëndësishëm për zonën 5, sepse çdo herë kemi treguar rezultat maksimal dhe duhet të bëjmë maksimumin e arritjes së këtyre rezultateve. Unë do të kisha thënë se cilido bashkim për të dalë forcë e dytë në zonën 5, për të rritur numrin e deputetëve krahasuar me vitin paraprak – do të jetë e mirëseardhur”, tha Shaqiri.

VIDEO:

https://youtube.com/watch?v=6ba7reJrU6k%3Fsi%3DKGYXSDo_cVbTWLBi
In : Aktuale

Loading...
loading...