Jo Maqedonia e Veriut, por Maqedonia Veriore!

Nga Abdulla MEHMETI/
Vërejtje publike
EKSPERTËT E TIPIT TË „MAQEDONISË ILINDITASE“ E DËMTOJNË GJUHËN SHQIPE DHE BUXHETIN E SHTETIT
Jo Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por:
REPUBLIKA E MAQEDONISË VERIORE
QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË VERIORE, si dhe
KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË VERIORE.
Ndryshimi i mbishtrimeve dhe tabelave të institucioneve sipas Marrëveshjes së Prespës dhe në bazë të Kushtetutës aktuale të Republikës së Maqedonisë Veriore tanimë ka filluar të zbatohet.
Ky operacion është i kushtueshëm, ndërsa „ekspertët“ shqiptarë të politikës, të tipit të ideatorëve të „Maqedonisë Ilinditase“ vazhdojnë ta shkruajnë gabimisht në gjuhën shqipe emrin e ri të shtetit, jo në mënyrë të drejtë sipas natyrës së gjuhës shqipe, por sipas tekeve të tyre idioteske, kështu, duke sjellur dëme të pariparueshme në emërtimin e drejtë të institucioneve, në legjislaturën e vendit dhe në dokumentet personale të qytetarëve shqiptarë. Me këto veprime të papërgjegjshme, për të cilat nuk janë fajtorë institucionet e shtetetit, por vetë „ekspertët“ shqiptarë, të cilët edhe paguhen për këtë punë.
Edhe një herë ua përkujtoj se, në gjuhën shqipe nuk emërtohen dhe shkruhen: Evropa e Perëndimit, Ballkani i Perëndimit, Evropa e Juglindjes, Gjermania e Lindjes etj., prandaj as edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, apo Maqedonia e Veriut, por Republika e Maqedonisë Veriore, përkatësisht Maqedonia Perëndimore. Me këtë, edhe banorët shqiptarë të këtij shteti do të quhen shqiptarë në Maqedoninë Veriore, jo shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, apo shqiptarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.