Ka ndërruar jetë Agni Aliu profesori universitar nga Struga

Ka ndërruar jetë profesori universitar nga Struga, Agni Aliu ligjërues në disa universitete në hapësirën shqiptare.Agni ALIU u lind më 10 qershor, të vitit 1960 në fshatin Dellogozhdë, Komuna e Strugës.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme në gjimnazin “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë. Studimet i vijoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku u diplomua në vitin1988. Në vitin akademik 2000/01 filloi studimet pasuniversitare në Fakultetin Juridik – Drejtimi Administrativo – Kushtetues të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2003 mbrojti me sukses tezën e magjistraturës: “Vetëqeverisja Lokale në Evropën Juglindore me vështrim në IRJM “ dhe me këtë mori titullin shkencor Magjistër i Shkencave Juridike. Që nga viti akademik 2002/2003 është angazhuar si asistent në lëndën “Struktura dhe metodat e vetëqeverisjes lokale”, në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë.

StrugaLajm

Në vitin akademik 2003/2004, ishte i angazhuar si bartës i lëndës Struktura dhe metodat e vetëqeverisjes lokale dhe bartës i lëndës “Menaxhimi i punës në zyrë”. Në vitin akademik 2005/2006 dhe 2006/2007 ka qenë koordinator i punës praktike të studentëve në organet e pushtetit lokal deri në vitin akademik 2008/2009. Në vitin 2008 mbrojti disertacionin e doktoratës me titull: “Procesi i decentralizimit dhe vetëqeverisja lokale në RM pas Marrëveshjes Kornize te Ohrit”. Gjithashtu, ushtron funksionin e kryetarit te Komitetit për mësimin klinik në FAP – SHK. Që nga viti akademik 2008 / 2009 është zgjedhë docent për lëndën: Struktura dhe metodat e qeverisjes lokale, në FAP dhe SHP në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë. Që nga viti akademik 2013 / 2014 është zgjedhur profesor inordinar për lëndët: Hyrje në shkencat e administratës dhe lëndën – E drejta ekologjike në FAP dhe SHP në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë. Ka ligjëruar edhe në Universtetin Shtetëror të Tetovës, Kolegjin Universitar Victoria, Kolegjin Universitar AAB, Kolegjin Universitar UBT – në Prishtinë.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...