Ka ndërruar jetë Sherijat Muharremi ,mjeku që një jetë u kujdes për shëndetin e struganëve

Ka ndërruar jetë Sherijat Muharremi mjeku që një jetë të tërë ia kushtoi kujdesit ndaj shëndetit të struganëve.Ai ka vdekur në SHBA ku ka qënë në një vizitë familjare pa patur më herët shqetësime shëndetësore.Muharremi lindi në Frëngovë të Strugës në vitin 1950 ku edhe e kreu shkollimin fillor për ta vazhduar atë të mesëm në qytetin e Drinit të Zi, ndërsa fakultetin e mjekësisë e kreu në Universitetin e Prishtinës .Edhe pse kishte një mori ofertash të qëndrojë në Prishtinë dhe Kosovë ai kthehet në Strugë në pozicionin e mjekut ku më pas kryen specializimin në fushën e sëmundjeve të brendshme në Shkup.Muharremi është një nga mjekët që u dallua për profesionalizëm dhe etikë i cili respektoi me dinjitet betimin e Hipokratit.Përvec angazhimit në fushën e mjekësisë Sherjat Muharremi u angazhua dhe veproi politikishtë pas viteve 1990 duke e rojtur me kujdes staturën e një intelektuali të pakorruptueshëm dhe modestë.

Varrimi do bëhet nesër ( e premte) në orën 15:30 h në varrezat e fshatit të lindjes-Frëngovë.  

B I O G R A F I
Dr.Sherijat Muharremi lindi në 26 Janar të vitit 1950 në fshatin Frëngovë.
Mësimet e para I mori në qytetin e Strugës.
Diplomoi me sukses në vitin 1975 pranë fakultetit të mjeksisë në Prishtinë duke fituar titullin- Doktor I mjeksisë.
Pas mbarimit të studimeve për 2 vite ( nga viti 1976 deri në vitin 1978 ) punoi si mjek I përgjithshëm pranë Shtëpisë së shëndetit në Prishtinë. Duke e ditur shumë mirë situatën në të cilën ndodhej Struga në ato vite nga mungesa e mjekëve, rikthehet në vendlindje për të vazhduar profesionin e mjekut në Strugë.
Nga viti 1978 deri në vitin 1984 punon në Shtëpinë e shëndetit -Strugë, kurse në vitin 1984 u punësua në Institutin për Nefrologji.
Në vitin 1988 në Shkup mbron me sukses provimin specijalistik dhe fiton titullin Specijalist I sëmundjeve të mbrendshme.
Gjatë gjithë rrugëtimit si mjek dha një kontribut të madh, duke potencuar këtu krizën e Kosovës të vitit 1999, kur duke bashkëqënë në krye të spitalit në postin e zëvendës drejtorit menaxhoi me sukses një nga sfidat më të mëdha të kombit tonë si një profesionist dhe humanist I vërtetë.
Në vitin 2004 si rezultat I arritjeve dhe kontributit shumëvjeçar në fushën e mjeksisë fiton titulin Primarius- titull i cili u jepet mjekëve që dominojnë me përvojën, kontributin dhe njohuritë e tyre.
Botues I një numri të madh punimesh shkencore dhe pjesmarrës në një mori konferenca në fushën e mjeksisë.
Rrugëtimi I tij si mjek mbaron në vitin 2020 kur edhe u pensionua.
Dr.Sherijati, një jetë kushtuar pacientëve dhe mjeksisë.
Një intelektual dhe erudit I pashoq.

                                                             

StrugaLajm










Loading…


loading…