Aktuale

Ka shkaktuar zjarr policia e Strugës paditë qytetarin nga Veleshta

 

Për shkak të dyshimit të bazuar  për kryerjen e veprës penale “Nxitje e rrezikut të përgjithshëm”, Zyra e Jashtme per Punë  kriminalistike Strugë, deri te Prokuroria Publike ngriti padi penale kundër  63 vjeçarit nga fshati Veleshtë  i Strugës.
Ai, më 16 Tetor të këtij viti,  nga neglizhenca ka ndezur një sasi të barit të thatë në fushë në afërsi të fshatit me qka ka shkaktuar zjarr i cili më tej  përhapet dhe përfshinë edhe kasollën në pronesi të një qytetari po nga i njëjti fshat.

Nga zjarri i shkaktuar janë djegur duaj  bari dhe një pjesë e mekanizmit bujqësor, duke shkaktuar dëme prej 400.000 denarë.

Përhapja e mëtejshme e zjarrit  është parandaluar nga ana e Brigadës se zjarrfikesve     Strugë.

 

Sektori për Punë të Mbrendëshme Ohër

Zyra për marëdhënie me publikun  

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button