Garip Kaba me porosi ndaj oponentëve: Kot e keni me aleanca të dyshimta!

 

Shefi i Shtabit Zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët në Strugë, Garip Kaba gjatë takimeve që kanë realizuar me banorët e fshatrave të Strugës, ka dërguar mesazh deri tek oponentët politik, për aleancat që ata i krijojnë vetëm e vëtëm që ta dëmtojnë konceptin shqiptar të Aleancës dhe Ziadin Selës. Sipas tij, këto aleanca të dyshimta nuk do të kenë sukses të ndalin ndryshimin e nisur nga Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptarët.
“Situata politike në Maqedoni ndryshoi falë aktivitetit të Aleancës dhe kontributit të liderit të saj Ziadin Sela. Aktiviteti politik dhe misioni i Aleancës shkon përtej lokales, është mision kombëtar. Të tjerët mundohen të bëjnë aleanca të dyshimta për të na mundur dhe për ta ndalur aktivitetitin dhe drejtimin tonë politik për ndryshimin e politikbërjes në Maqedoni. Këta aleanca të dyshimta janë të kota, nuk do kenë sukses sepse populli i njeh dhe populli është me ne. Me votën tuaj pas 15 Tetorit, Struga do të vazhdojë të lulëzojë, të hijeshojë, të zbukurohet dhe ndërtohet. Struga do të zhvillohet falë kontributit të jashtëzakonshëm të Ziadin Selës – përfundoi shefi I shtabit zgjedhor të Aleancës në Strugë, Garip Kaba.
Aleanca për Shqiptarët në Strugë, sot realizon takime me banorët e fshatrave Koroshishtë, Dollogozhdë, Zhepin, Dobovjan dhe Kalishtë, ku shpërndan lagje më lagje e shtëpi më shtëpi ofertën zgjedhore të saj për 4 vitet e ardhshme.

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...