Kadare propozohet për herë të 20-të për çmimin Nobel

Nga Leontina Nika

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi veprimtarinë shkencore “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore” në nderim të 85-vjetorit të akademikut Ismail Kadare. Në ditën e tij të lindjes vjen edhe ripropozimi për të 20 herë për çmimin Nobel.

Studiuesi i veprës së Kadares, Shaban Sinani thotë se shumë vepra të Kadaresë meritojnë çmimin Nobel, por dy prej tyre janë më përfaqësuese.StrugaLajm

“Nobel nuk jepet për merita jetësore. Jepet për një vepër të caktuar. Gjatë gjithë kobës, që po bëhen 40 vjet si rregull ka qenë ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’. Është propozuar edhe ‘Pallati i ëndrrave’. Kadare ka aq shumë vepra sa shumë prej tyre janë të denja për këtë çmim”, tha ai.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare diskutimin për disidencën e shkrimtarit e cilëson ligësi.StrugaLajm

Ndërkohë që u prezantua edhe përmbledhja voluminoze “Kadareja në kritikën botërore” me studime, vlerësime për veprën e Kadaresë, me më shumë se 2500 shkrime nga shtypi botëror realizuar nga Bashkim Kucuku.

Vendimin për të botuar në tri vëllime të formatit katalog, me riprodhime anastatike, shkrimet që i janë kushtuar veprës së Ismail Kadaresë përgjatë më shumë se një gjysmë shekulli në shtypin europian e botëror.

Si dhe u prezantuan përmes një ekspozite fotografike momente kyçe të jetës së shkrimtarit, përgatitur nga Roland Tasho. /abcnews.al


Loading...
loading...